12:15 / E Diele, 02 Shtator 2018 / indeksADMonline

Arkivoli i McCain arrin në shtëpinë e kongresit

Arkivoli i senatorit John McCain i mbështjellur me flamurin amerikan ka arritur në “US Capitol” që është shtëpia e kongresit amerikan. Trupi i pajetë i senatorit është pritur me nderime të larta ushtarake, transmeton Indeksonline.   

Në këtë ditë të zymtë për amerikanët po e përcjell moti i keq me shi.  Pas kësaj trupi i pajetë do të varroset në një ceremoni private në Varrezat e Akademisë Detare të Shteteve të Bashkuara në Annapolis, Maryland.  Ai do të varroset pranë shokut të tij të jetës Chuck Larson. /Indeksonline/