Jo vetëm në Gërmi, edhe në Parkun e Stanishorit në Gjilan gjarpri helmues (Foto)
Me ngritjen e temperaturave qytetarët zgjedhin vendet më të bukura në natyrë për të kaluar vikendet.
Gjatë ditës së djeshme një person kishte raportuar se në Parkun e Gërmisë së fundi gjinden disa prej llojeve më të rrezikshme të gjarpërinjve.
Një ndër ta edhe ai i llojit llojin Vipera Ammodytes, i cili konsiderohet të jetë helmues-vdekjeprurës.
Njësoj duket se gjendja është edhe në Stanishor të Gjilanit. Një lexues i Indeksonline ka dërguar një fotografi të realizuar në përfundim të muajit shkurt , me datën 12 ku edhe dallohet mjaft qartë gjarpri në fjalë./Indeksonline/