Policët pezullohen nga puna, fotografoheshin me turistet e plazhit që ishin “topless” (Foto)
Tre oficerë të policisë shtetërore janë pezulluar pasi kishin pozuar me disa turiste të cilat kishin vetëm mbathjet e poshtme, në një plazh në Kankun.
Imazhet e tyre me dy gra që ishin “topless” u shpërndanë nëpër mediat sociale gjatë fundjavës.
Burrat, anëtarë të Policisë së Shtetit, ishin veshur me uniformën dhe mbanin armët automatike gjatë kësaj kohe.
Gratë besohet të jenë turiste, por kombësia e tyre është e paqartë.
Këto foto të pahijshme që u shpërndanë nëpër Facebook nga një përdoruesi i cili shtoi foton me mbishkrimin “Kur më shumë je i interesuar pas grave, se sa të kujdesesh për plazhet e Kankunit”, transmeton Indeksonline.
Postimi u fshi më vonë, pasi policia kishin kontaktuar përdoruesin dhe e kishin urdhëruar ta hiqte postimin.
Fillimisht, policia nuk pranoi të hetonin incidentit, por më pas ata filluan një hetim të brendshëm rreth saj dhe kanë suspenduar policët./Indeksonline/