Kryeministri: Nuk kemi marrëveshje paraprake me Listën Srpska
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë fjalën në seancën parlamentare e cila po mbahet aktualisht në hapësirat e Kuvendit të Kosovës.
Ai ka theksuar se ka shumë punë që po e rëndojnë Kosovën, siç është edhe dialogu me Serbinë. Por sipas tij demarkacioni me Malin e Zi e ka rënduar shumë Kosovën.
“Janë disa tema të cilat e rëndojnë Kosovën dhe e kanë rëndu. Ju e cekët dialogun që e rëndon Kosovën, por besojë se është mirë me pas diskutim në Parlament për këtë çështje. Dialogu duhet të jetë i të gjithë neve, nga LDK deri te VV dhe të gjithë.
Do ta përkrahi qasje të tillë dhe e di që partneri qeverisës është dakord për këtë.
Demarkacioni e ka rëndu Kosovën me Malin e ZI. Vërtetë qeveria aq sa ka mbrri dhe ka pas hapësirë ka ndihmu që kjo temë të merr epilogun e duhur. Me raportin e komisionit, marrëveshjen e dy presidenteve.” ka theksuar Kryeministri i Kosovës.
Haradinaj ka vënë në fokus faktin që nuk kanë marrëveshje paraprake me Listën Sërbe dhe se ende nuk ka një të tillë.
“Ne s’kemi pasë marrëveshje paraprake me Listën Srpska dhe ende s’kemi dakordim tillë dhe jemi në pritje të një opsioni votues që është kredibil për vendin. Jam i interesum me zgjedh këtë çështje” u shpreh Haradinaj./Indeksonline/