Deputetja e PDK-së-Vetëvendosjes: Po përdorni vdekjen e Deharit, për përfitime politike (Video)
Deputetja e PDK-së, Safete Hadergjonaj në fjalimin e saj në Kuvend në interpelancën për rastin e Astrit Deharit, ka akuzuar rëndë Vetëvendosjen duke thënë se vdekja e Deharit po përdoret për përfitime politike.
“Vetëvendosje po përdor parimin sa më shumë të pa vërteta të thuash më shumë del i besueshëm, sa më shumë zhurmë për të përfituar pak, nuk jeni duke respektuar vlerat e shtetit gjithçka keni kthyer në një mjet për të ardhur në pushtet. Koleg te nderuar po kalojnë vite që Vetëvendosja është duke përdorur vdekjen e Astrit Deharit për të manipuluar dhe përdorur si pretekst. Një djalë i ri vdekja e të cilit po përdoret në mënyrë shumë të keqe nga Vetëvendosja.
Hadergjonaj ka shtuar se kjo çështje mund të shkoj deri në gjykatën e Strazburgut, por jo për të përmbushur egon për pushtet nga Vetëvendosje e cila po përdor vazhdimisht vdekjen e tij. /Indeksonline/