Pak para seancës për demarkacionin bëhen bashkë Daut Hardinaj e Nait Hasani (Foto)
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka publikuar një fotografi me deputetin e PDK-së, Nait Hasani.
Haradinaj e ka quajtur atë mik përderisa edhe shihen shumë të afërt në fotografinë në fjalë, transmeton Indeksonline.
Ndryshe sot me fillim nga ora 16:00 në Kuvendin e Kosovës pritet të zhvillohet seanca e jashtëzakonshme për votimin e vijës kufitare të Kosovës me Malin e Zi.
Deputeti nga radhët e PDK-së, Hasani në shumë raste është deklaruar kundër votimin të demarkacionit teksa mbetet të shihet nëse ky i fundit ka ndryshuar qëndrimin e tij për votimin e sotëm.