LIVE: Seanca e jashtëzakonshme për demarkacionin
Po vazhdon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes kufitare të Kosovës dhe Malit të Zi.
Pas deklarimit të shefave të GP, tani po zhvillohet debati parlamentar ku 40 deputetë pritet të flasin përkitazi me këtë temë.
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj disa herë e ka marrë fjalën ku po i lutë deputetët e Kuvendit që të votojnë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi në mënyrë që të hiqen vizat, raporton Indeksonline.