Lëndohet lojtari i Chelseat, mungon për pjesën tjetër të sezonit (Foto)
Talenti i Chelseat, Ethan Ampadu pritet që ta humbas pjesën tjetër të sezonit për shkak të një lëndimi.
17-vjeçari pësoi një dëmtim në fitoren 4 me 2 të Chelseat kundër Real Madridit në Kupën e UEFA-s për të rinjtë, shkruan IndeksOnline.
Ampadu ishte thirrur nga Kombëtarja e Uellsit për të luajtur në Kupën e Kinës gjatë pushimit, por lojtari tani vuan nga lëndimi i kyçit të këmbës.
Lajmi ka ardhur si një goditje e madhe për të rinjtë e Bluve të Londrës, të cilët janë në garë për t’u shpallur kampion europian për grupmoshat e reja.
I riu ka bërë shtatë paraqitje, katër nga formacioni startues për ekipin e parë të Chelseat. Ambapdu po vlerësohet lartë nga trajneri italian, Antonio Conte./IndeksOnline/