Ramiz Kelmendi: Nëse janë kaq vota abstenoj, nëse s’janë unë votoj pro!
Ramiz Kelmendi ka thënë se nëse janë mbi 80 vota pro demarkacionit, ai do të abstenoi. Deputeti i LDK-së ka thënë se nëse demarkacioni varet nga vota e tij, ai do ta votoi për ratifikimin e demarkacionit.
“Sot gazi më shumë ndikoj te unë në shëndetin tim, por në rregull jam. Jam në mes të një dileme të madhe në mes të izolimit në ambientin ku jetoj, por duke ditur se njerëzit kanë dhanë jetën për liri, besoj se do kapërcejë.
Unë jetoj në Rugovë, rugovasit janë shumë të shqetësuar dhe janë kundër saj. Kam patur kërcënim familjar, kjo ka qenë brenga ime. Gjithmonë kam mendu që nëse janë më shumë se 80 vota me abstenu, nëse nuk janë nuk dua të jem pengesë për mosvotim. Por, në fund nuk dua të bëhem pengesë e qytetarëve të Kosovës” ka thënë Kelmendi./Indeksonline/