10:17 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Piloti shpëton mrekullisht, sekonda para se aeroplani i tij të rrëzohej dhe të shpërthej (Foto)

Flakët që fluturojnë rreth tij, piloti i Shigjetave të Kuqe, David Stark shpëtoi nga rrëzimi i aeroplanit pasi ai arriti për pakë të dilte me kohë.

Pas tij, në flakët e zjarrit të shkaktuara nga aeroplani i tij kishte mbetur inxhinieri, Jonathan Bayliss.

41 vjeçari nuk kishte shanse. Ai u vra në çast kur T1 Haëk u rrëzuar ende pa u bërë dy minuta nga ngritja.

Bayliss sapo i ishte bashkuar grupit të elitës së inxhinierëve që fluturonin me avionët e Shigjetave të kuqe, transmeton Indeksonine.

Ishte përmbushja e ëndrrës së tij shkollore.

Mirëpo, fatmirësisht ishte piloti i cili arriti të shpëtonte, ku pak sekonda para rënies në tokë dhe shpërthimit të zjarrit ai kishte arritur të kërcej me parashutë.

Në disa pamje të kapura, ai shihet teksa del nga tymi i zjarrit që shpërtheu prapa tij./Indeksonline/