Shqyrtohet raporti i auditimit për MASHT-in
Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të mbajë mbledhje.
Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i raportit të auditimit për PVF-të e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2016 dhe shqyrtimi dhe miratimi i raportit përfundimtar për Projektligjin Nr.06/L-021 për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike.
Mbledhja mbahet në ndërtesën e Kuvendit, salla N 10, nga ora 14:00.