Probleme me telefonin e ri Samsung S9, pjesërisht ekrani jo funksional
Disa nga telefonat Galaxy S9 dhe S9 Plus janë duke pasur probleme me “touchscreen” prekje të ekranit, sipas raporteve të ndryshme nga të gjitha forumet si Reddit dhe XDA.
Përdoruesit si duket kanë vërejtur zona të ndryshme të “vdekura” nëpër ekranet S9.
Disa njerëz po gjejnë se pjesa e sipërme e ekranit nuk i përgjigjet inputeve të prekjes, ndërsa të tjerët po thonë se fundi i ekranit nuk funksionon.
Nuk është e qartë se sa i madh është problemi këtu, por sipas Android Central, Samsung ka lëshuar tashmë një deklaratë duke thënë se është “duke kërkuar në një numër të kufizuar raportesh”, kështu që shpresojmë se çështja do të zgjidhet së shpejti. /Indeksonline/