20:50 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Samsung Note 9 dhe Galaxy S9 marrin certifikatën e “Android Pie”

Sistemi operativ “Android Pie” është lansuar këtë vit por ende nuk ka filluar të jetë pjesë e disa telefonave Samsung si “Note 9” dhe “Galaxy S9”.

Së shpejti ky sistem do të jetë pjesë e këtyre dy telefonave, transmeton Indeksonline.

Samsung ka lajmëruar që tashmë kanë siguruar certifikatën e “Android Pie”  dhe që nga muaji janar i vitit të ardhshëm do të qarkullojë në dy telefonat./Indeksonline/