“Epopeja e Dukagjinit” përmes fotografive
Shënimi i 20 Vjetorit nga zhvillimi i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan apo njohur ndryshe si “Epopeja e Dukagjinit”, ka bërë që të manifestohen shumë aktivitete të ndryshme në Deçan për nder të saj.
Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj si nikoqir i të gjithë vizitorëve i ka nderuar ata me mikëpritje të cilët kanë qenë shumë figura të njohura publike.
Disa ndër ta që u pritën nga Haradinaj, ishin Rifat Jashari, vëllai i legjendarit Adem Jasharit, Kryetari i Pavarur i Skenderajit, Bekim Jashari, ai i Drenasit, Ramiz Lladrovci si dhe disa të tjerë.
Indeksonline ka përcjellur nga afër këtë organizim ku edhe ka realizuar pamje të ndryshme gjatë kësaj ngjarje historike.
Më poshtë keni organizimin e “Epopesë së Dukagjinit” përmes fotografive:
/Indeksonline/