75 Mall Live Search
17:42 / E Shtunë, 24 Mars 2018 / indeksADMonline

Qeveria e Kosovës me një urim të veçantë për NATO-në (Foto)

Qeveria e Kosovës, në shenjë falënderimi në 19 vjetorin e fillimit të bombardimeve kundër forcave ushtarake dhe policore serbe, në ndërtesë kanë vendosur një mbishkrim të madh ku është shkruar “Thank you NATO” (Faleminderit NATO).

Fotografinë me mbishkrim në ndërtesën e Qeverisë e ka postuar edhe Kryeministri Ramush Haradinaj në instastory të Instagramit.

Në këtë datë përkujtohet ndërhyrja e NATO-së në ish federatën e Jugosllavisë kundër forcave serbe të cilët sundonin mbi Kosovën, shkruan Indeksonline.