Puigdemont nesër para gjykatës
Prokuroria gjermane njoftoi se ish-presidenti katalonas, Carles Puigdemont, i arrestuar sot, do të paraqitet nesër përpara gjykatës, ku ai duhet të konfirmojë identitetin e tij.
Puigdemont u arrestua nga policia gjermane sipas një fletarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Spanja. Ai u arrestua jo shumë larg qytetit të Flensburgut, rreth shtatë kilometra nga kufiri me Danimarkën.