Pacolli: Gjuriqit i është kërkuar t’i respektojë ligjet, policia ka vepruar sipas rregullave
Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëkohësisht edhe Ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka reaguar pas arrestimit të Marko Gjuriqit.
Pacolli ka thënë se atij i është tërhequr vërejtja disa herë që t’i respektojë ligjet e Kosovës, shkruan Indeksonline.
Ky është postimi i plotë:
Sot Policia e Kosovës ka vepruar sipas ligjit të vendit tonë. Në Veri të Mitrovicës ka arrestuar Z. Gjuriq. Tani mbas kalimit të të gjitha procedurave, është duke u bërë e mundur deportimi i tij jashtë Republikës së Kosovës.
Atij u është tërhequr vërejtja disa herë që ti respekton ligjët e Kosovës, siç duhet respektuar ligjet e nikoqirit, çdo qytetar, kudo që shkon.