Gjyqtarëve kosovar po ia do me Moldavinë, sot gjykojnë një tjetër miqësore ndërkombëtare (Foto)
Gjyqtari i njohur nga Kosova, Genc Nuza do ta udhëheq ndeshjen miqësore mes Bregut të Fildishtë dhe Moldavisë që zhvillohet në stadiumin “Stade Pierre Brisson” në Francë.
Nuza me vete ka edhe asistentët e tij (gjyqtarët anësor), Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, shkruan IndeksOnline.
Kosovarët do ta gjykojnë miqësoren mes klubit afrikan dhe atij europian që nis nga ora 20:00.
Siç duket Nuzës dhe asistetëve të tij po ia do me Moldavinë, pasi më herët kishin referuar ndeshjen e parë historike në arenën ndërkombëtare në takimin Turqi – Moldavi./IndeksOnline/
Genc Nuza Edmond Zeqiri and Fatmir Sekiraqa will be in charge of Ivory Coast vs Moldava tonight in Paris. Good luck to them. #CIVMOL pic.twitter.com/uqNovAPCtV
— Kosovan Football?? (@kosovanfooty) March 27, 2018