Rakiq: Asociacionin e Komunave Serbe do e formojmë më 20 prill
Lista Serbe pas takimit në Beograd me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar se është marrë vendimi të tërhiqen nga Qeveria e Kosovës, shkruan Tanjug, transmeton Indeksonline.
Pas këtij takimi, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq në një prononcim për media ka thënë se me largimin e tyre nga Qeveria do formojnë edhe Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Sipas tyre, një gjë e tillë do të bëhet më 20 prill./Indeksonline/