Sa i pafat, Conti pëson tjetër lëndim
Andrea Conti ka pësuar një tjetër lëndim. 24-vjeçari u rikthye në stërvitje më 25 mars, por dy ditë më vonë ka pësuar një tjetër lëndim.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane, transmeton IndeksOnline.
Sipas tyre, lojtari i Milanit ka pësuar një dëmtim të ri në ligamentet e gjurit.
Conti u transferua në “San Siro” në fillim të sezonit të ri nga klubi i Atalantas.
Ai bëri vetëm 3 paraqitje për rossonerët./IndeksOnline/