75 Mall Live Search
16:52 / E Martë, 27 Mars 2018 / indeksADMonline

Dritat e makinave të reja po i ‘verbojnë’ shoferët

Fenerët (dritat) e makinave moderne janë verbuese, sipas një sondazhi të publikuar nga RAC.

Dy të tretat e shoferëve të anketuar deklaruan se ju pengojnë shumë makinat të cilat përdorin teknologjinë e re të dritave, si LED apo Xenon.

Këto drita moderne janë aq të ndritshme sa rrezikojnë që shoferët të kenë aksidente. Shumica mendojnë se duhen deri 5 sekonda para se të shohin përsëri qartë, kur një makinë me drita të tilla parakalon.

Dritat moderne tani janë më të ndritshme dhe më të bardha, duke ndricuar rrugën jo vetëm me drita, por edhe me një ngjyrë më natyrale të rrezeve që është më pak e zellshme për syrin e shoferit. /IndeksOnline