Diskutohet për problemet e ndotjes së ajrit
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj sot organizon takimin e parë të Task-forcës ndërministrore lidhur me trajtimin e problemeve të ndotjes së ajrit.
Pas takimit do të ketë konferencë për medie.
Ndryshe Qeveria e Kosovës në Janar 2018, ka marrë vendim për krijimin e Task-forcës për trajtimin e problemeve të ndotjes së ajrit.
Pjesë e kësaj task force janë:
1. MMPH-ja, Kryesuese
2. MZHE–ja, Anëtar
3. MAPL–ja, Anëtar
4. MASHT–i, Anëtar
5. MTI-ja, Anëtar
6. MSH–ja, Anëtar
7. MPB-ja, Anëtar