Manchester City nuk po arrin t’i shesë biletat edhe në Ligën e Kampionëve
Manchester City do të ndeshet me Liverpoolin në ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola edhe pse përmban në vete shumë yje ata nuk po arrijnë të mbushin shkallët e stadiumit edhe kur bëhet fjalë për një ndeshje të Ligës së Kampionëve.
Ata madje po mundohen ta kamuflojnë mungesën e tifozëve duke mos lënë hapësira të mëdha në mes që të vërehen.
Në anën tjetër, Liverpooli i ka shitur biletat brenda ditëve, madje shumë tifozë kanë mbetur të frustruar pasi nuk arritën të sigurojnë një ulëse. /IndeksOnline/