75 Mall Live Search
21:35 / E Premte, 30 Mars 2018 / indeksADMonline

I ndali yjet e Gjermanisë, Kabashi në syrin e agjentëve të njohur

Përfaqësuesja e Kosovës në grupmoshat U21 ka ndalur në mesjavë kampionen e botës në këtë kategori, Gjermaninë. Të gjithë djemtë e përfaqësueses treguan lojë të fortë e burrërore duke arritur këtë rezultat historik.

Padyshim që në mesin e më të mirëve ishte mbrojtësi i talentuar, Arian Kabashi.

Mbrojtësi istogas shkëlqeu ndaj Azerbejxhanit dhe Gjermanisë duke mos lejuar kundërshtarët të shënojnë asnjëherë të vetme.

Madje pranë Kabashit edhe yjet e Bundesligës dukeshin të nënvlerësuar pasi që paraqitja e tij ishte vërtetë fantastike. Forma e tij është përcjellur me vëmendje nga agjentë të njohur gjerman të cilët kanë qenë për ta shikuar këtë ndeshje.

Kabashi aktualisht është pjesë e Sion por që pas këtyre paraqitjeve karriera e tij mund të marrë kahje tjetër. Ai është vetëm 21 vjeçar ndërsa luan si mbrojtës në krahun e majtë./Indeksonline/

Temat: