Arrestohet një person, duke luajtur me armë plagosi një femër në Ferizaj
Në rrugën “Zenel Hajdini”, në Ferizaj dje rreth orës 21:35. është arrestuar i dyshuari mashkull pasi që i njëjti duke manipuluar me një revole aksidentalisht ka plagosur një femër.
Viktima pas tretman mjekësor është liruar.
Nga i dyshuari është konfiskuar pistoletën me 17 fishekë dhe një gëzhojë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. /Indeksonline/