Ngjarje e rëndë në futbollin spanjoll, futbollisti bie nga kati i tretë
Futbolli spanjoll është tronditur nga një ngjarje që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm.
Mesfushori i Albacetes, Elayo Novo ka rënë nga kati i tretë i hotelit ku po qëndronte para sfidës së sotme ndaj Huescas.
Dy shokët e skuadrës Ruben Mino dhe Susaeta ishin në katin e parë, teksa kanë qenë të parët që e kanë ndihmuar para ardhjes së ambulancës.
Gjendja e futbollistit vazhdon të jetë e rëndë. Ndeshja që pritej të zhvillohej sot me shumë gjasa do të shtyhet./Indeksonline/