X7 dhe Rolls-Royce do “gatuhen” për një X8
BMW nuk ka zbuluar ende modelin e shumëpritur X7, por drejtuesit e kompanisë tashmë janë duke shikuar mundësinë për ta vazhduar me një SUV edhe më luksoz të quajtur X8.
Kjo nuk është hera e parë që raportohet për X8. Shumica mendonin se do të jetë si një version coupe i X7 dhe në thelb do të jetë më i madh si një X6.
Megjithatë, sipas një raporti nga BMW Blog, nuk do të jetë ashtu, pasi X8 do të jetë një SUV luksoz tradicional që është edhe më i madh se X7.
Marka gjermane synim për X8 ka tregjet si Kina, ku konsumatorët kërkojnë shumë hapësirë për pasagjerët e pasëm. Nëse X8 merr dritën e gjelbër, ajo do të jetë një makinë midis X7 dhe Rolls-Royce Culliman.
Kështu, X8 do të jetë BMW-ja më luksoze dhe më e shtrenjtë e prodhuar ndonjëherë, dhe me teknologjinë më të avancuar, që përfshinë asistencë të shoferit dhe vetëngasje. /IndeksOnline/