75 Mall Live Search
12:24 / E Martë, 03 Prill 2018 / indeksADMonline

Studentët “i japin” infuzion” UP-së (Foto)

Para Fakultetit të Arteve është shpalosur instalacioni “Protesta”, qëllimi i së cilës është kundërshtimi i gjendjes në të cilët ndodhet sistemi i Universitetit të Prishtinës.

Studentët përmes këtij instalacioni i dhanë një ‘infuzion’ këtij fakulteti me qëllim që situata në Universitetin e Prishtinës ‘të kthjellohet’ dhe kështu përsëri ky institucion i lartë arsimor të ngrihet në këmbë.

Ata përmes një shkrese thanë se UP është në gjendje ‘kome’ duke filluar nga mos mbajtja e mësimit me rregull, neglizhenca dhe jo profesionalizmi nga profesorët, kuadri jo i duhur, mungesa e hapësirave, keqmenaxhimi i fondeve.

Studentët thonë se në pamundësi të ndryshimit të rrethanave të mënyrës së funksionimit të UP-së, përkatësisht Fakultetit të Arteve është ofruar ‘një terapi’ për këtë fakultet.

Pas përfundimit të kësaj performance, studentët e kanë larguar instalacionin e vendosur në objektin e Fakultetit të Arteve./KosovaPress/