75 Mall Live Search
09:48 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Aksident në Gjilan, vdes një person

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në fshatin Livoq të Gjilanit.

Si pasojë e këtij aksidenti, një person ka vdekur ndërsa pesë të tjerë janë lënduar, shkruan Indeksonline.

Vdekjen e personit e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit njëri nga drejtuesit mashkull është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Indeksonline/