Rama takon ‘fshehtas’ biznesmenët kuksianë
Mbrëmjen e së enjtes, kryeministri Rama ka zhvilluar një takim larg vëmendjes mediatike me 20 biznesmenë kuksianë në selinë e Qeverisë së Shqipërisë, njofton lapsi.al.
Mësohet se takimi është zhvilluar për t’i dëgjuar kërkesat e tyre dhe të pranishëm kanë qenë edhe ministrat Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri.
Kërkesa e biznesmenëve ka qenë për të pasur një përfaqësim në grupin negociator me koncesionarin në lidhje me taksën në Rrugën e Kombit.
Gjithashtu mësohet se sipërmarrësit që ushtrojnë aktivitetin e tyre në Kukës janë njohur edhe me planin për ta hapur aeroportin brenda vitit në atë qytet.