Kallet trafo e rrymës në Rogovë të Hasit (Video)
Para pak minutash është kallur një trafo e rrymës në Rogovë të Hasit. Një nga banorët e kësaj ane e ka dërguar momentin e kalljes së trafos.
Si pasojë, më shumë se 100 shtëpi raportohet të kenë mbetur pa rrymë.
Një nga banorët ka thënë për Indeksonline se kallja e trafos ka ndodhur si pasojë e vjedhjes së rrymës./Indeksonline/