75 Mall Live Search
10:16 / E Diele, 08 Prill 2018 / indeksADMonline

Protestojnë tifozët: “VAR-i” po e prishë futbollin (Foto)

Skuadra e Borussia Monchengladbach iu është rikthyer fitoreve në Bundesliga.

Klubi gjerman fitoi 2 me 1 kundër Herth Berlinit në xhiron e 29’të, në stadiumin “Borussia-Park”, shkruan IndeksOnline.

Por, përkundër kësaj fitoreje, tifozët vendas protestuan për lojën e dobët të treguar nga futbollistët.

Madje në fund të ndeshjes, kapiteni Lars Stindl u pa duke biseduar me kryesuesin e tifozëve.

“Ata nuk ishin të kënaqur me 70 minutat e para të lojës”, tha Stindl

Edhe pse skuadra e Monchegladbach u ndihmua shumë nga sistemi më i ri i teknologjisë “VAR”, tifozët gjatë gjithë kohës fyen rëndë Federatën e Futbollit Gjerman të cilët e “instaluan” këtë teknologji nga ky sezon 2017/18.

Dy golat e fitores për ekipin e Monchen… i shënoi Thorgan Hazard, kurse të vetmin për Berlinin e shënoi Salomon Kalou./IndeksOnline/