75 Mall Live Search
13:07 / E Diele, 08 Prill 2018 / indeksADMonline

Mjeti i dyshimtë, policia siguron vendin te Shkolla e Mjekësisë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se afër shkollës “Ali Sokoli”, te “Rrethi i Flamurit” në kryeqytet është gjetur një mjet i dyshimtë.

Daut Hoxha, nga zyra e informimit në PK ka thënë për Indeksonline se njësitet policore kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar lokacionin.

“Ju konfirmoj se Policia ka pranuar informatën pak më parë se te rrethi i Flamurit ne Prishtine afer shkolles Ali Sokoli gjendet nje mjet i dyshimt. Menjeher njesitet policore kane shkuar ne ate lokacion, kane bere sigurimin e lokacionit dhe jane njoftuar edhe njesitet tjera kompetente policore qe merren me raste te tilla. Per informacione tjera do te njoftoheni me kohe”, ka thënë Hoxha./Indeksonline/