75 Mall Live Search
15:33 / E Hënë, 09 Prill 2018 / indeksADMonline

Tre faktorët kryesor që bëjnë ciklin menstrual të parregullt

Një cikël i rregullt menstrual është një mënyrë e rëndësishme për të ndjekur shëndetin riprodhues,

Çrregullimet në periudha mund të ndodhin herë pas here, megjithatë, nëse kjo është e vazhdueshme mund të tregojë një ekuilibër hormonal ose komplikime të tjera shëndetësore.

Hulumtimet e reja kanë vënë në dukej pirjen e duhanit, stresin dhe obezitetin si tre faktorë kryesor që mund të kontribuojnë në një cikël të menstruacioneve të parregullta.

Një cikël normal menstrual zgjat 28 ditë, plus ose minus shtatë ditë.

Gjakderdhja menstruale konsiderohet e parregullt nëse ndodh më shpesh se çdo 21 ditë ose zgjatë më shumë se tetë ditë.

Studimi shqyrtoi të dhënat nga 4 mijë e 788 gra që kishin marrë pjesë në Anketën Kombëtare Koreane për Shëndetin dhe Ekzaminimin e të Ardhurave në mes 2007-2014.

Duke përdorur këtë informacion, studiuesit kategorizuan shëndetin e pjesëmarrësve në grupet: statusi i pirjes së duhanit, sa shpesh konsumonin alkoolin, indeksin e trupit të tyre (BMI) dhe nivelet e perceptuara të stresit.

Të gjeturat treguan se të tre kategoritë- pirja e duhanit, pesha e trupit dhe nivelet e perceptuara të stresit ishin të lidhura drejtpërdrejt me një cikël të menstruacioneve të parregullta.

Nga të gjitha çështjet shëndetësore, të cilat u identifikuan si më problematike, obeziteti u theksua si faktori kryesor i rrezikuar për të kontribuar në një cikël të parregullt./Indeksonline/