Arrestohet familja shqiptare, kishin kthyer shtëpinë në bazë të shpërndarjes së kokainës
Një familje shqiptare ka përfunduar në prangat e policisë italiane. pasi akuzohen për trafikim kokaine.
Policia ka ndërhyrë në një banesë të fshatit Giulianello di Cori (Latina) e cila thuhet se përdorej si baza e shpërndarjes së kokainës.
Në pranga ranë dy burra, një 41 vjeçar, një 19 vjeçar dhe një grua 37 vjeçare, që nga banesa e tyre në Giulianello furnizonin jo vetëm shqiptarë, por edhe shtetas nga qytetet e fshatrat pranë.
Gjatë kontrollit në banesë u gjet rreth 50 gram kokainë, e ndarë në doza gati për shitje, materiale për paketimin e saj, substancë e ashtuquajtur “da cut”, pershore elektronike, celularë dhe 350 euro.
3 shqiptarët, çifti i bashkëshortëve dhe nipi i tyre, janë drejtuar në burg. /albeu.com/