Përmes telefonit e kam zbuluar se më tradhton
Mesazhi nga shoku i tij “a do flesh përsëri me të?” më ka bërë të kuptoj se ai më ka tradhtuar gjatë qëndrimit me shoqërinë Pragë.
Gjithçka ndodhi kur u sëmurë fëmija jonë dhe unë nuk po gjeja dot telefonin tim për të thirrur mjekun.
Kur i thash që i kisha parë mesazhet ai u acarua.
Kur u ktheva në shtëpi ai kishte ikur tek mamaja e tij deri në momentin që unë të kuptoja se kinse nuk kishte ndodhur asgjë.
Tani e ka ndryshuar numrin që më të mos ketë kontakt me femra tjera,por unë nuk mund t’i besoj.
Këshilla:
Njerëzit tradhtojnë madje edhe atëherë kur dashurojnë marrëzisht partnerin e tyre.
Por nëse ai të ka tradhtuar, atëherë besoj keni shumë për të folur. Ndonëse e ke të vështirë t’i besosh, mos u kap vetëm për një incident, kujtoji edhe gjërat e mira.
Por gjithsesi para se të marrësh një vendim të përhershëm duhet të mendosh edhe për vajzën tuaj./Indeksonline/