Rrahje në grup në Grabovc, arrestohen të dyshuarit
Një përleshje mes 5 personave ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në fshatin Grabovc të Fushë Kosovës.
Është raportuar se pas një mosmarrëveshje janë rrahur pesë të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, ku tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast.
Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.