Ahmeti jep një lajm të mirë për disa familje të kategorive të dala nga lufta
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se sot është bërë shpërndarja e çelësave të banesave komunale për 50 familje të kategorive të dala nga lufta, transmeton Indeksonline.
Sot është bërë shpërndarja e çelësave të banesave komunale për 50 familje të kategorive të dala nga lufta. Përkujdesja për familjet në nevojë është pjesa më e mirë e shërbimit publik”, ka shkruar Ahmeti në Facebook./Indeksonline/