15:50 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

Arsenali dhe Milani në garë për yllin francez

Siç raporton e përditshmja franceze “Football365”, AC Milan janë të vendosur të hyjnë në garë me Arsenalin për nënshkrimin e yllit të Lyonit, Nabil Fekir.

24 vjeçari është bërë një nga talentet më të mirë të futbollit gjatë dy sezoneve të fundit dhe ka impresionuar që kur është shëruar nga një dëmtim afatgjatë në gjunjë që vuajti dy vjet më parë.

Këtë sezon francezi ka bërë përshtypje të mira duke shënuar 17 gola në 27 paraqitjen për Lyon.

Dhe sipas “Futboll365”, Gunners dhe Rossonerët pritet ti bëjnë konkurrencë të ashpër njëra tjetrës për nënshkrimin e Fekir i cili do të ishte një transfer i qëlluar për të dyja klubet. /IndeksOnline/

Temat: