Synimi kryesor i Galatasarayt në afatin veror: Rolando! (Foto)
Galatasaray është afër ta fitojë Superligën e Turqisë. Dhe për ta mbrojtur titullin (në rast të triumfit) dëshiron të bëjë disa transferime.
Synimi kryesor i klubit turk duket se do të jetë mbrojtësi, Rolando, shkruan IndeksOnline.
32-vjeçari ishte pjesë e Portos deri në vitin 2015, por ai iu bashkua Marseilles – dhe bëri afro 80 paraqitje duke shënuar 6 gola.
Sipas njoftimeve të “Le10Sport”, Galata tashmë ka nisur kontaktet me Rolandon, i cili me shumë gjasa do të largohet nga Franca në fund të këtij sezoni.
Rolando ka një karrierë të mirë profesionale, pasi ka qenë pjesë e skuadrave, si; Belenenses, Porto, Napoli, Inter dhe Anderlecht./IndeksOnline/