12:55 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Shaqiri në ballinat e gazetës turke: Galatasaray opsion për futbollistin? (Foto)

Xherdan Shaqiri është në dyshim për të ardhmen.

Futbollisti kosovar mund të largohet nga skuadra e Stoke Cityt gjatë këtij afati kalimtar, me klauzolë 14.5 milionë funta, transmeton IndeksOnline.

Stoke ka rënë në Championship (kategoria e dytë e futbollit në Angli), kështu e ardhmja e tij është në pikëpyetje.

Shumë klube janë të interesuar për Shaqirin, por Galatasaray siç duket ka bërë një hap para për transferimin e anësorit.

Sot në gazetat turke, fotoja e Shaqirit ishte në ballina, me opsion transferimi në Galata.

Përveç Shaqirit, Galatasaray e cila do të luaj sezonin e ri në Champions League ka objektiv edhe lojtar si; Oumar Niasse (Everton), Juan Bernat (Bayern), Andre Gomes (Barcelona) dhe Emre Mor (Celta Vigo).

Për futbollistin 26-vjeçar, që do ta përfaqësoj Zvicrën në Kupën e Botës, të interesuar janë edhe dy klube nga Premierliga; Everton dhe Tottenham Hotspur./IndeksOnline/