13:20 / E Martë, 01 Maj 2018 / indeksADMonline

Deputetët e Pavarur sot shpallin themelimin e partisë së re

Grupi i Deputetëve të Pavarur sot do të shpalosë deklaratën themelues të subjektit të ri.

Në një konferencë për media, në orën 14:00, në lokalet e Kuvendit, ashtu siç është njoftuar, do të flasin deputeti Dukagjin Gorani dhe Visar Ymeri.

GDP sot e shpalose Deklaraten Themeluese te subjektit te ri. Konferenca me media mbahet ne ora 14:00, ne lokalet e Kuvendit.

Ndryshe, Grupi i Deputetëve të Pavarur, ka 12 deputetë. Ata u larguan nga Lëvizja Vetëvendosje, pas mospajtimeve që kishin ndodhur në këtë parti.

Në mars të këtij viti, ishte formuar ky grup parlamentar. 12 deputetët e grupit parlamentar të ri janë: Aida Dërguti, Visar Ymeri, Faton Topalli, Fisnik Ismaili, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Dardan Sejdiu, Frashër Krasniqi, Dardan Molliqaj, Besa Baftiu, Salih Salihu dhe Shqipe Pantina