Eksperimenti që tregon pse nuk duhet ta përdorni tharësen e duarve (Foto)
Në përgjithësi në qendra tregtare, apo lokale të natës letrat e duarve janë zëvendësuar me tharëset elektrike.
Mundohemi të kujdesemi sa më shumë kur përdorim një banjë të tillë, sigurohemi të mos prekim askund.
Në internet u bë e njohur fotoja e Nichole Ward- it, e cila vendosi të bënte një eksperiment të vogël.
Vendosi një pjatë transparente laboratori në tharëse dhe e la aty për 3 minuta. Disa ditë më vonë, mund të shikoni në galeri ç’kishte ndodhur në pjatë.
Një pushtim i gjallë mikrobesh, që nga fotoja duken si Escherichia coli, bakter shumë i rrezikshëm.
“Mos i thani më duart me diçka të tillë. Këto lloj kërpudhash apo bakteresh do të ngjiten në duart tuaja, ndërkohë që ju largoheni me idenë se i keni duart të pastra”, shkruajti Nichole në Facebook.
Nuk munguan skeptikët, të cilët u shprehën se mbase shqetësimi i Nichole- s ishte i tepruar.