Kuvendi i Kosovës shërben ujë të importuar nga Maqedonia
Kuvendi i Republikës së Kosovës shërben ujë të importuar nga Maqedonia dhe jo nga vendi.
Monitoruesi i kuvendit, Albert Krasniqi nëpërmjet një postimi ka treguar shishen e ujit në seancë e që është nga Maqedonia, shkruan Indeksonline.
“Kuvendi i Repubikës së Kosovës shërben ujë të importuar nga Maqedonia.
Kështu “mbrohen” resurset natyrore dhe “promovohen” prodhimet vendore” ka thënë Krasniqi./Indeksonline/