Haliti tregon se cili kryeministër tha se komandantët do të vriten mes vete
Debati mes Xhavit Halitit dhe Anton Qunit për 8 milionë markat gjatë kohës së luftës ka nxitur reagime edhe sot. Në përplasjen që nënkryetarit të kuvendit, Haliti e ka bërë ndaj Qunit ka thënë se gjatë një diskutimi në Vjenë ish-kryeministri ka thënë se komandantët do të luftojnë mes njëri-tjetrit dhe pushteti do të i bije atij.
Për këtë çështje është raportuar të ketë deklaruar Isa Mustafa, por Haliti ka thënë të kundërtën. Ai ka thënë se nuk e ka cituar Mustafën, por Bujar Bukoshin.
“Unë kam thënë dhe i qëndroj mbrapa kësaj që kam thënë, por jo për Isa Mustafën, por për Bujar Bukoshin. A jeni të kënaqur unë kam dëshmi edhe kam argumente të mjaftueshme për këtë punë nuk thash për Mustafën, por mediat e kanë interpretuar të tillë.
Haliti më herët ka thënë se ish-kryeministri i Anton Qunit ka thënë se komandantët do të vriten mes njëri-tjetrit dhe pushteti do të ju takoj pastaj atyre.
“Po i referohem një diskutimi në Vjenë nga ish-kryeministri yt. Ne do të organizohemi në atë mënyrë sepse komandantët e UÇK-së do të fillojnë vrasjen e njëri-tjetrit, dhe ne do ta marrim drejtimin e pushtetit”, ka thënë Haliti.