Trupi i gjetur në Lepenc, është i njërit nga policët e zhdukur
Ekipet e kërkim shpëtimi sapo kanë gjetur një trup të pajetë në lumin Lepenc, ku edhe dyshohet se janë zhdukur dy policët e aksidentuar ditën e shtunë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Bashi konfirmoi se trupi i pajetë i gjetur në Lepenc, është i njërit nga policët që kërkoheshin tash e gjashtë ditë./Indeksonline/