Iniesta rrezikon ‘El Clasicon’ e fundit në karrierë
Andres Iniesta mund të humbasë ‘Klasiken’ e fundit të karrierës së tij, pasi nuk ka qenë pjesë e skuadrës së parë në stërvitjen e së enjtes, për shkak të një problemi që ka shfaqur në pulpën e këmbës së majtë.
Edhe pse Marca dhe Mundo Deportivo kanë besim se Iniesta do të jetë i gatshëm për të luajtur ‘’Klasiken” e 38 të karrierës së tij, AS shkruan se nuk ka asnjë garanci që Iniesta të jetë në fushë ditën e dielë, edhe pse të enjten ai ka bërë stërvitje rikuperuese.
Por pavarësisht se mund të humbasë “Klasiken” e së dielës, Iniesta është duke menduar me shumë kujdes edhe përgatitjet për finalet e Kupës së Botës, që do të jenë të fundit për të si futbollist.