Gerrard pritet nga mijëra tifozë në paraqitjen e parë te Rangers (Video)
Stiven Gerrard është pritur në stadiumin e Rangers nga më shumë se 5000 tifozë në paraqitjen e tij të parë në këtë stadium.
Ish legjenda e Liverpoolit sot nënshkroi kontratë 4 vjeçare me gjigantin skocez duke thënë se nuk është luhatur në mendime kur ka pranuar ofertën e kësaj skuadre.
Në stadiumin “Ibrox” dëgjoheshin thirrjet “Gerrard, Gerrard”, ndërsa legjenda angleze po llogaritet si njëriu që mund të rikthejë shkëlqimin e kësaj skuadre./Indeksonline/