Bayern nuk ndal ritmin, mposht Kolnin
Në javën e parafundit të Bundesligës, Bayerni nuk ka ndërmend të ulë ritmin, teksa ka mposhtur Kolnin me rezultatin 1-3 në transfertë. Të dy skuadrat luanin pa objektiv sot, pasi bavarezët kanë siguruar titullin kampion, ndërsa Kolni ka siguruar vendin e fundit dhe njëkohësisht rënien në Bundesligën e dytë.
Gjithsesi në ‘RheinEnergieStadion’, skuadra e Henckesit bëri gjithçka vetë, pasi në pjesën e parë Sule shënoi në portën e Ulreich, duke i dhënë avantazhin vendasve, ndërsa në 45-minutëshin e dytë shënuan James Rodrigues, Lewandowski dhe Tolisso, duke përmbysur rezultatin. /IndeksOnline/