75 Mall Live Search
12:45 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Policia jep detaje të reja për përleshjen me granatë dore mbrëmë në Prishtinë

Një person në Prishtinë ka pësuar  lëndime pas përleshjes me granatë dore që ndodhi në rrugën “Shaban Shala” mbrëmë.  Policia ka njoftuar  për detaje shtesë.

“Janë arrestuar shtatë të dyshuar, që të gjithë meshkuj, më nënshtetësi shqiptare  pasi që dy nga ta, pas një mosmarrëveshje, kanë  hedhur një granate dore  në drejtim  të pesë të dyshuarve tjerë.

Njëri nga të dyshuarit ka pësuar lëndime trupore nga pjesët e granatës dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Ne vendin  e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe pas konsultimit me prokurorin është bërë bastisja e dy shtëpive të dyshuarve  me ç’ rast është gjetur dhe konfiskuar  një revole, një karikator me katër fishekë dhe një fishekë i armës së gjatë.

Me urdhër të prokurorit tre nga të dyshuarit dërgohen në mbajtje ndërsa të dyshuarit tjerë lirohen”, thuhet në raportin  24 orësh të Policisë së Kosovës./Indeksonline/